Refuzon klubet e Superligës! Berisha: Dukagjini është shtëpia ime

Volejboll

Refuzon klubet e Superligës! Berisha: Dukagjini është shtëpia ime

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:28
Fatjona Berisha

Është ndër volejbollistet më të talentuara dhe me synime të mëdha. Është fjala për 20-vjeçaren Fatjona Berisha, e cila dje u rikthye në klubin e Dukagjinit nga Klina. 

Volejbollistja që luan në pozitën e qendrës, ka pasur oferta edhe nga klubet e elitës, por vendosi të rikthehet në KV Dukagjini, të cilët e konsideron si shtëpi e saj.

Si çdo sportiste edhe Fatjona ka preokupimet e saja, sidomos është e shqetësuar me gjendjen e pandemisë që po kalon jo vetëm Kosova por tërë globi.

Image

 “Bota sot”: Cilat janë arsyet që u kthyet në KV Dukagjini?
Fatjona Berisha:
Arsyeja që u ktheva në KV Dukagjin është se ishte klubi im i parë që e fillova karrierën, është klub i qytetit tim, Klinës për këtë arsye mund të them që KV Dukagjin është shtëpia ime.

“Bota sot”: A keni pasur oferta edhe nga klubet tjera?
Fatjona Berisha:
Po, oferta kam pasur edhe prej Superligës, por besoj që kam bërë zgjedhjen e duhur.

Image

“Bota sot”: Si e sheh ligën e parë, a është konkurrencë e fortë?
Fatojna Berisha:
Ligën e parë e shoh të përgatitur mire , konkurrencë mes klubeve ka, por ne si ekip nuk e ndjejmë konkurrencën pasi që e kemi përforcuar ekipin. 

“Bota sot”:  A mendoni se pandemia ka shkaktuar telashe te mëdha?
Fatjona Berisha:
 Pandemia ka shkaktuar telashe jo vetëm tek ne si ekip por besoj në të gjitha klubet. Kufizimi i mundësive për përgatitje ka ndikuar jo mirë tek ne lojtaret. Por besoj që pas kësaj pauze të pandemisë do të rikthehemi me fuqishë̈m.

Image

“Bota sot”: Çka premton Fatjona?
Fatjona Berisha:
Unë si lojtare tashmë e KV Dukagjinit premtoj që do të kontriboj maksimalisht në klubin tim që të sjell fitore. I kam të qarta synimet e mija dhe një ndër to është hyrja në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat