Kosova mposhtet nga Spanja! Rinesa dhe Dhurata treguan lojë të mirë 

Volejboll

Kosova mposhtet nga Spanja! Rinesa dhe Dhurata treguan lojë të mirë 

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:42
Kosova mposhtet nga Spanja! Rinesa dhe Dhurata treguan lojë të mirë 

Në ndeshjen e dytë gjatë ditës së sotme në CEV Kampionatin Evropian në Beach Volley, Kombëtarja e Kosovës e përbërë nga Dhuratë Sylejmani/Rinesa Hasani, është mposhtur nga çifti spanjoll Vergara/Luana.

"Spanja e fitoi këtë sfidë me rezultat 2:0, në sete 21:14; 21:14.

Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Polonisë, Sylejmani/Hasani e siguroi kualifikimin në mesin e 24 ekipeve, duke e siguruar kalimin e grupit, sukses që do të reflektohet në rangimin e përgjithshëm dhe në kuotën e kombëtares U22, në klasifikimin e CEV.

Federata e Volejbollit e Kosovës i uron vajzat për paraqitjen dinjitoze, duke u dëshiruar suksese akoma më të mëdha në garat tjera elite", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat