Krasniqi me disa vërejtje për FVK-në: Dy kupa për një sezon sportivë, e pakuptimtë dhe e paarsyeshme

Volejboll

Krasniqi me disa vërejtje për FVK-në: Dy kupa për një sezon sportivë, e pakuptimtë dhe e paarsyeshme

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:06
Krasniqi me disa vërejtje për FVK-në: Dy kupa për një sezon sportivë, e pakuptimtë dhe e paarsyeshme

Kryetrajnerit i kampiones së Kosovës, M-Technologie nga Prishtina, Naser Krasniqi, nuk pajtohet me vendimet e bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

Ai nuk pajtohet as me datën e fillimit të kampionatit as me zhvillimin e garave të Kupës së Kosovës, duke i dhënë arsyet e tij. 

“Mendoj se vendimi që e kemi marr nga FVK-ja mbrëmë vonë ku njoftohemi se kampionati i Superligës A fillon me datë 17/18 tetor, sipas mendimit tim është tepër afat i shkurt për t’u përgatitur ekipet. 

Image

Domethënë ne si ekip me dy javë përgatitje futemi në kampionatin e ri duke rreziku shumë në shëndetin e sportistëve. 
Ka qenë e rendit që para se te caktohet data e fillimit te garave të caktohet një takim me klube dhe të merren mendimet dhe propozimet e klubeve për fillimin e kampionatit duke marr parasysh situatën që vazhdon tash e sa kohë me pandemi”, tha Krasniqi për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

Kryetrajneri i kampiones thotë se është dashur të caktohet edhe Kuvendi i punës: “Po ashtu kemi prit që të caktohet data e kuvendit të punës të FVK-ës e cila nuk ka mbajt kuvend pune tash e dy vite me radhë”.  Ai ka vërejtje edhe për garat e Kupës së Kosovës.

“Kupa e Republikës e caktuar të mbahet me 22 tetor është Kupë e cila e ka humb kuptimin sepse kjo kupë do te mbahet edhe në pranverë, pra dy kupa për një sezon sportivë . E njëjta përmbajtje e ekipeve do të garoj në Kupë tani me datë 22 tetor dhe e njëjta përbërje e ekipeve do të jetë pjesëmarrëse e Kupës së Republikës që do të mbahet në pranverë! E pakuptimtë dhe e paarsyeshme.

Mendoj se çdo gjë po bëhet në nguti dhe me qëllim që vetëm të njihet se po bëhet punë. Deri tash ka pas kohë të studiohet mirë forma, koha, mënyra e zhvillimit të garave si dhe mundësia e ndryshimit të sistemit të garave sikurse e kanë bërë shumë shtete në rajon.

Megjithatë kjo vërejtje e këto sugjerime tona mbesin si vërejtje me qëllime pozitive dhe se ne si klub do te mundohemi ta japim maksimumin për ta ngrit nivelin e volejbollit në vend ashtu siç e kemi bërë gjithmonë. Të gjitha klubeve ju urojmë të kenë shëndet të mirë dhe sukses në garat e reja”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat