Edona përforcon Dukagjinin

Volejboll

Edona përforcon Dukagjinin

Nga: K.Goca Më: 2 tetor 2020 Në ora: 12:04
Edina duke firmosur para drejtoreshës Kristina Lazri

Edona Gjosha vazhdon karrierën në klubin Dukagjini nga Klina, e cila ka synime që të ngritët në Superligën e Kosovës. 
Ish volejbollistja e kampiones së Kosovës, M. Technologie nga Prishtina, firmosi me Dukagjinin. 

Drejtoresha e klubit, Kristina Lazri, është e lumtur që janë përforcuar me volejbollisten Gjosha dhe besojnë e shpresojnë se do t’i realizojnë qëllimet që kanë para vetes. 

Ndryshe Gjosha, është edhe atlete e shquar! Sportiste e dyfishtë. 

Image

Edona Gjosha dhe Kristina Lazri

“KV Dukagjini transferon volejbollisten Edona Gjosha. Klubi i Dukagjinit nga Klina ka arritur akordin për transferimin e volejbollistes Edona Gjosha nga Mitrovica ,e cila ishte pjese e ekipit KV Trepça, KV Ferizaj dhe kampionit të Kosovës M-Technologie.

Edona Gjosha është sportiste e cila perveç volejbollit merret edhe me atletikë, ku ka dëshmuar sukses te madh.
Në atletikë ka talent të veçantë ne disiplinat e hedhjes gjyle, shtizë dhe disk, kampione në të tri disiplinat dhe në përfaqësim të shtetit.

Gjosha me herët është marrë edhe me futboll, po me qëllim që t’i përkushtohet volejbollit është larguar nga futbolli.
Volejbollistes Edona Gjosha i urojm mirëseardhje në ekipin KV Dukagjini dhe suksese gjithashtu”, njofton KV Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat