Skenderaj përgatitet në Shqipëri! Kadriu flet për situatën në klub

Volejboll

Skenderaj përgatitet në Shqipëri! Kadriu flet për situatën në klub

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2020 Në ora: 14:27
Skenderaj përgatitet në Shqipëri! Kadriu flet për situatën në klub

Klubet po përgatiten për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në volejboll (femrat – meshkujt).  Skenderaj, prej skuadrave më të organizuara në vendin tonë, dje ka filluar përgatitjet për edicionin e ri, që pritet të fillojë me 17-18 tetor. 

Edhe pse është kohë e shkurtër deri të fillimi i kampionatit, Skenderaj shpreson se do të përgatiten sa më mirë që është e mundur. Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tha se fazën përgatitore po e zhvillojnë në Shqipëri.  

“Ne kemi filluar dje përgatitjet me skuadrën tone, pak me vonë se zakonisht por besoj që do ja arrijmë të jemi të gatshëm sepse kemi rreth 15 ditë deri të fillimi i kampionatit.

Fazën përgatitore jemi duke e bërë në Shqipëri, ku do të qëndrojmë disa ditë, pastaj do të vazhdojmë në Skenderaj”, tha Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Skenderaj përkundër disa largimeve, premton se do të janë të fortë për edicionin e ri.

“Se sa jemi të gatshëm nuk mund ta them me siguri, pasi që në ekip kemi ndryshime te mëdha, pra 3 lojtare shumë të rëndësishme janë larguar nga KV Skenderaj sepse në nuk kishim mundësi financiare për t’i mbajtur, ose thënë më saktë për t’i përmirësuar kushtet e tyre, dhe në këtë formë jemi pajtuar në mënyrë shumë paqësore ti lirojmë.

Edhe pse ne i kemi këto largime shumë të rëndësishme, prapëseprapë skuadra jonë ka lojtare shumë cilësore, si nga lojtaret me përvojë po ashtu lojtare të reja të cilat presin që të kenë hapësirë dhe të tregojnë vlerat e tyre”, tha ai.

A do të përforcoheni? “Sa i përket përforcimeve nuk mund të themi asgjë sepse krejt varet nga gjendja financiare, nëse del ndonjë donator i fuqishëm dhe dëshiron të përforcohemi, do ta bëjmë me shume dëshirë, sepse shume lojtare cilësore nga e gjithë bota janë vetë ofruar për të qenë pjesë e klubit tonë, ku me këto përforcime ne do të ishim pretendenti kryesor për titull, por deri atëherë mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat”, thotë Kadriu. Elvira Bajraktari dhe Rukije Muja kanë kaluar në radhët e Dritës nga Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat