M-Technologie - fillimi i një misioni të ri

Volejboll

M-Technologie - fillimi i një misioni të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 17:34
M-Technologie - fillimi i një misioni të ri

M-Technlogie nga Prishtina, kampionja e Kosovës, ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat)! 

M-Technologie apo krenaria e kryeqytetit, mision e ka mbrojtjen e titullit dhe të luftojnë edhe për Kupën e Kosovës. 
Atmosfera është fantastike në klubin më të organizuar në vendin tonë. M-Technologie - fillimi i një misioni të ri!

Kryetrajneri Naser Krasniqi së bashku me ndihmëstrajnerin Shpend Qamili dhe trajnerin fizikal Drilon Haziri, synojnë të përgatisin ekipin më të mirë. 

“Klubi ka filluar me ushtrime me 26 shtator, duke filluar si zakonisht me stërvitje fizike të cilat sipas programit të vet i ka udhëhequr trajneri i mirënjohur kondicional, dr. Enver Tahiraj së bashku me trajnerin e klubit Drilon Hazirin (të inkuadruar në klub këtë vit).

Stërvitjet kanë vazhduar dhe vazhdojnë më tutje në palestër duke vazhduar në fazën e dytë përgatitore”, tha Krasbiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Trajneri më i mirë në vendin tonë apo më i trofeshmi, tha se ende nuk janë të kompletuar: “Ekipi akoma nuk është i kompletuar, presim edhe disa ndryshime në përbërjen e skuadrës dhe pastaj kemi në plan disa ndeshje miqësore”. Krasniqi flet edhe për synimet:

“Këtë vit kemi si synim ta marrim Kupën që do të mbahet këtë muaj, si dhe ta mbajmë lidershipin e kampionatit. Shpresoj se nuk do të kemi probleme me Covid - 19 dhe se federata do të jetë më e organizuar së bashku me klubet që të kemi një kujdes dhe disiplinë duke ndërmarr masa të duhura ndaj Covid – 19.

Të gjitha klubeve të volejbollit të Kosovës ju dëshiroj shëndet të mirë dhe sukses në garat kombëtare të këtij sezoni 2020/2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat