Xhavit Mustafa - njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Volejboll

Xhavit Mustafa - njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:50
Xhavit Mustafa - njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Si të gjitha sportet tjera, edhe volejbolli ka luajtur rol të madh në vitet e 90-ta (1991-1999), duke e sfiduar regjimin serb.
Xhavit Mustafa i takon Gjeneratës së Republikës! 

Ai përveç si lojtar dhe trajner i Suharekës, ka qenë edhe gjyqtar dhe anëtar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

Burrë i fjalës, trim dhe kontribues i madh në vitet më të vështira. Mustafa asnjëherë nuk u ndalë, përkundër shantazheve dhe kërcënimeve që vinin nga kuzhina e Beogradit. 

Ai kudo që e ka kërkuar nevoja për kontribut ka qenë aty dhe asnjëherë nuk iu ka tremb qerpiku i syrit nga barbarët serb. 

Kontributi i tij ka qenë i madh në vitet e 90-ta dhe sot ndihet krenar.

Mustafa ka qenë halë në sy për sigurimin shtetëror serb, për aktivitetet që ka zhvilluar në kuadër të Republikës së Kosovës. Në vitet e 90-ta, si volejbollist, si trajner, si gjyqtar, kudo ka qenë në nivelin më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat