Lulzim Gërguri - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Volejboll

Lulzim Gërguri - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2020 Në ora: 18:46
Lulzim Gërguri - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët dhe sportistet, veprimtarët sportivë, donatorët etj. rrezikuan jetën për të mbajtur gjallë sportin në vitet e 90-ta (1991-1999).

Lulzim Gërguri i takon Gjeneratës së Republikës. Ai si volejbollist ka qenë ndër më të dalluarit në fushën e lojës. 
Gërguri me shokë ka sakrifikuar gjithçka vetëm e vetëm që sporti skofiar mos të ndalet, të cilët edhe ia arritën qëllimit. 

Ata i zhvilluan garat në salla të improvizuara siç ishin në Bresalc dhe Gadime dhe në ambiente të hapura. 

Në vitet e 90-ta (1991-1999), çdo rrugëtim ka qenë sikur të shkosh në front të luftës, për faktin se ndeshesh në punkte të ndryshme me milicinë e pushtuesit serb. 

Gërguri me një armatë sportistësh i rezistuan fuqishëm okupatorit serb. 

Ai sot ndihet krenar që dhanë kontribut të madh për t’i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës, në vitet më të rënda kur në çdo sekondë jeta ka qenë në rrezik nga milicia serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat