Kajtazi përforcon Prishtinën!

Volejboll

Kajtazi përforcon Prishtinën!

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2020 Në ora: 18:28
Adriatik Kajtazi majtas dhe Bahri Gjinovci djathtas

Klubi i volejbollit Prishtina F si shumë klube tjera synon që të jetë i kompletuar jo vetëm me volejbolliste por edhe në Shtabin Teknik, që të janë sa më të gatshëm për edicionin e ri të Superligës A në volejboll (femrat). 

“KV Prishtinës i është bashkuar volejbollisti dhe trajneri Adriatik Kajtazi si krah i djathtë i Bahri Gjinovci. 

Kajtazi njihet për përvojën shumëvjeçare si trajner dhe si lojtar i suksesshëm brenda dhe jashtë vendit, padyshim që përvoja e tij i nevojitet klubit tonë dhe vendimi i tij për t'ju bashkuar ekipit tonë është mirëpritur nga kryesia dhe ekipi ynë”, njofton KV Prishtina F. 

Kajtazi ka përvojë të madhe si volejbollist dhe angazhimi i tij është edhe si fitore për vashat prishtinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat