Drita prezanton fanellat e reja, synon titullin e kampionit të Kosovës 

Volejboll

Drita prezanton fanellat e reja, synon titullin e kampionit të Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 15 tetor 2020 Në ora: 17:11
Drita prezanton fanellat e reja, synon titullin e kampionit të Kosovës 

Drita nga Gjilani, prej skuadrave më të organizuara në vendin tonë dhe e vetmja nga Kosova në sportin skofiar (femrat), që marrin pjesë në garat evropiane, ka synime të mëdha për edicionin e ri.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është i kënaqur me fondin e volejbollisteve, me formën e secilës prej tyre në prag të fillimit të edicionit të ri. 

Drita ka prezantuar edhe fanellat e reja për edicionin e ri, me synime të qarta: T’i fitojnë të gjitha trofetë. 

Kryetari i klubit, Jakup Shabani, ka krijuar kushte të mira dhe zotohet se do t’i rikthejnë trofetë në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat