Kosova në asamblenë e CEV-it

Volejboll

Kosova në asamblenë e CEV-it

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 11:25
Kosova në asamblenë e CEV

Të premten do të fillojë punimet e veta, asambleja e 41-të e përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV).

Në drejtim të Vjenës në Austri, ka udhëtuar edhe presidenti i FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Valon Nikqi.

Ibrahimi e Nikqi do të jenë pjesë edhe e votimit ku do të zgjidhen organet e reja, përfshirë edhe presidentin e CEV.

Është një ngjarje e rëndësishme në ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat