Mehdi Mehmeti e pranon: Ndoshta ka zëra për rrëzimin tim në heshtje?! 

Volejboll

Mehdi Mehmeti e pranon: Ndoshta ka zëra për rrëzimin tim në heshtje?! 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2020 Në ora: 15:15
Mehdi Mehmeti e pranon: Ndoshta ka zëra për rrëzimi tim në heshtje?! 

Nuk mërzitet aq shumë se nëse dikush po ia përgatitë edhe skenarin e rrëzimit nga pozita e drejtorit sportiv të klubit të volejbollit Prishtina F. 

Mehdi Mehmeti qysh sot është i gatshëm me dy duart t’ju dorëzojë postin dhe sipas tij, nuk ka nevojë askush që t’i punojë pas shpine!   

“Ndoshta ka zëra për rrëzimin tim në heshtje?! Por nuk ka nevojë në demokraci në heshtje apo mbrapa shpinës me rrëzu dikënd.

Vetëm se a ka te interesuar për postin tim, jam i gatshëm të lëshojë këtë post.
Kemo, prognozat Tuaja çdo herë dalin, për të mirë të klubit jam i gatshëm të lëshojë postin e drejtorit, nuk e kam marrë me tapi klubin.

Klubi është i qytetarëve të komunës së Prishtinës dhe kushdo që vjen dhe ndihmon klubin i ka dyert të hapura dhe vetëm lë të urdhëron në postin e drejtorit sportiv”, komenton Mehmeti.

Flitet e për flitet se disa në heshtje brenda klubit, po e përgatisin rrëzimin e Mehmetit, por ky i fundit as që do me lodhë kokën dhe as që mërzitet sepse i ka dhënë shumë këtij sporti. A po e tradhtojnë Mehmetin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat