Skandal, Federata Shqiptare e uron serbin që ka qenë kundër Kosovës! 

Volejboll

Skandal, Federata Shqiptare e uron serbin që ka qenë kundër Kosovës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2020 Në ora: 18:30
Skandal, Federata Shqiptare e uron serbin që ka qenë kundër Kosovës! 

Aleksandar Boriçiç nuk është emër i panjohur, sot është rizgjedhur në krye të Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV)! Ky njeri ka qenë kryetar i Federatës së Volejbollit të Jugosllavisë dhe më pas i Federatës së Volejbollit të Serbisë dhe Malit të Zi dhe Federatës së Volejbollit të Serbisë nga viti 1992 deri në fillim të vitit 2016.

Boriçiç është i lindur në Beograd dhe sot ka 72 vjet.

Nga viti 1991-1999, volejbollistët shqiptarë të Kosovës, kanë zhvilluar garat në fusha të improvizuara, për faktin se pushtuesi serb i dëboi nga stadiumet dhe palestrat sportive. 

Image

Postimi i FSHV-së

Boriçiç, atëkohë ka qenë në krye të Federatës së Volejbollit ish jugosllav, por asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për padrejtësitë që iu bënë volejbollistëve shqiptarë të Kosovës dhe sportit në përgjithësi. 

Nga ana tjetër, Federata e Volejbollit Shqiptar, me shumë krenari e uron Boriçiçin për rizgjedhjen kryetar, që është edhe skandal, për faktin se ky njeri ka qenë edhe kundër Kosovës në vitet e 90-ta, më së miri e fakton edhe vet posti i tij i asaj kohe! 

“Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) i shpreh presidentit Aleksandar Boriçiç urimet më të mira me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV). Duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme, FSHV-ja mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin në vazhdim me CEV-in sa u përket projekteve në vijim, me qëllim çuarjen përpara të volejbollit në Shqipëri”, shkruan në urimin e FSHV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat