Derbi në Ferizaj

Volejboll

Derbi në Ferizaj

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 18:51
Derbi në Ferizaj

M-Technologie do të fillojë mbrojtjen e titullit me ndeshjen që e zhvillon në Prishtinë me KV Feronikeli, të shtunën nga ora 15:00.

Në takimet tjera, nënkampioni Skenderaj ballafaqohet me Malishevën, kurse takim interesant pritet të jetë në Ferizaj, ku Kastrioti e pret Prishtinën. Femrat - nesër takohen: Ferizaj-Fushë Kosova 13.00, M-Technologie - Feronikeli 15.00, e diel: Kastrioti - Prishtina 14.00, Drita-Gryka 16.00 dhe Skenderaj - Malisheva 18.00. 

Te meshkujt, takimi derbi i javës së parë mes dy finalistëve të edicionit të kaluar Ferizaj e Prishtina Volley, do të vije qysh në javën e parë.

Elita e djemve sjell duele interesante, në premierën e Superligës për edicionin 2020/21. Nesër takohen: Peja-Drenica 18.00, Theranda - AS Vushtrria 18.00, e diel: Ulpiana-Vëllaznimi 19.00, Ferizaj-Prishtina Volley 19.00 dhe Drita-Prishtina 19.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat