Ilazi shpërthen: Në krye të Evropës njeriu që deshti të na zhduk!

Volejboll

Ilazi shpërthen: Në krye të Evropës njeriu që deshti të na zhduk!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 12:44
Serbi i Beogradit, Aleksandar Boriçiç, njeriu kundër Kosovës

Serbi i Beogradit, Aleksandar Boriçiç, është rizgjedhur dje kryetar i Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV), ky ishte lajmi më i keq edhe për vet komunitetin e volejbollit të Kosovës. 

Boriçiç - njeriu që më mish e më shpirt është kundër Kosovës, këtë e ka vërtetuar edhe me letra në vitin 2010 kur ishte kryetar i Federatës së Volejbollit të Serbisë, ku përmes një letre të tij dërguar në Federatën e Volejbollit të Francës, ia kishte ndaluar Dritës që të paraqitet në turneun ndërkombëtar në Molhouse në vitin 2010!  

Me 11 janar të vitit 2010, Drita nga Gjilani iu drejtua me një letër ish ministrit të sportit të asaj kohe në Kosovë, Valton Beqiri, duke i treguar arsyet e mospjesëmarrjes në turne.

Image

Lorik Ilazi

Fakti më i dhimbshëm ka qenë se MKRS i kishte paguar edhe biletat për volejbollistet dhe zyrtarët e Dritës, por një letër e Boriçiçit e kishte ndalë gjithë procesin! Ftesa ishte bërë që të marrin pjesë në turneun që mbahej në qytetin Molhouse, ku merrte pjesë edhe ekipi i njohur “ASPTT Molhouse Volley”. 

Image

Letra origjinale

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, shpërthen përmes një shkrimi në facebook, duke i paraqitur edhe faktet, letrat e këtij njeriut që gjithmonë ka qenë kundër Kosovës dhe po të mundej do ta zhdukte edhe nga harta!

Image

“Prapë njeriu dashakeqës në krye të federatës evropiane!
Ai i cili në çdo mënyrë deshi të na ndaloj të jemi të njëjtë me gjithë botën!
Ai i cili deshti të na zhduk...!!!

Njeriu i cili në vitin 2010 nuk na la të luajmë as ndeshje miqësore në Evropë... Meritoje atë që na bërë, o mashtrues i gërditshëm..”, shkruan Ilazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat