Fadil Lumi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Volejboll

Fadil Lumi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:40
Fadil Lumi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Si çdo sport tjetër edhe volejbolli ka përjetuar furtuna të llojllojshme nga regjimi kriminal serb në vitet e 90-ta (1991-1999).
Fadil Lumi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër volejbollistët më të angazhuar, duke treguar cilësi dhe kontribuar në kohërat më të vështira në vitet më të rënda.

Ai ka mbrojtur ngjyrat me sukses të klubi Theranda (Suhareka). 

Lumi, me mijëra sportistë treguan guxim, duke iu kundërvu fuqishëm regjimit serb dhe i zhvilluan garat e Republikës në fusha dhe salla të improvizuara. Lumi asnjëherë nuk u zmbraps përkundër kërcënimeve që vinin atëkohë nga sigurimi shtetëror i pushtuesit serb, por e kishte vazhduar misionin e tij, në shërbim të shtetit të Kosovës. 

Ai sot ndihet krenar për sakrificën që ka bërë dhe që sot sporti ynë po luhet në stadiume dhe palestrat sportive që u ndërtuan me djersën e popullit shqiptarë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat