Drita superiore, në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Volejboll

Drita superiore, në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:53
KV Drita

Drita nga Gjilani është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në volejboll (femrat).

Drita ishte shumë më e mirë se Malisheva, duke triumfuar me rezultat 3:0 (25:08, 25:10, 25:10).

Kryetrajneri Lorik Ilazi po bën një punë të madhe dhe ka synime që të luftojnë për titull dhe Kupën e Kosovës. 

Volejbollistet Blinera Jahaj, Valmira Ramadani, Dhurata Sylejmani, Adelajda Prenga, Elvira Bajraktari, Rukie Muja etj. janë një ekip që frikësojnë rivalet tjera.

Image

KV Drita

Edhe e volejbollistet Prishtinës shënuan fitore në Ferizaj me rezultat 3:0 ndaj Kastriotit dhe kualifikohen më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat