Llugaliu - talentja e madhe volejbollit

Volejboll

Llugaliu - talentja e madhe volejbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:26
Llugaliu - talentja e madhe volejbollit

Në sportin skofiar po punohet me zell të shtuar në disa klube, sidomos te kampionja në fuqi M-Technologie nga Prishtina.

Një emër që po vjen është edhe Amela Llugaliu. Ajo edhe nga njohësit e këtij sporti vlerësohet si talente e madhe, për të cilën do të dëgjohet shumë në të ardhmen. 

Llugaliu është shtylla kryesore e kampiones. Ajo është e lindur në vitin 2004 (vetëm 16 vjeç), e gjatë 182 centimetra, luan në rolin e qendrës. 

Llugaliu ka fituar besimin e trajnerit Naser Krasniqi dhe çdo ditë e më shumë po bëhet një nder qendër bllokeret më të mira në vend. 

Puna e Krasniqit me stafin e tij gjithnjë e më shumë po shpërblehet. Krasniqi është i lumtur që ka një talente të madhe në klubin e tij dhe beson se do të jetë një emër i madh i kësaj loje në të ardhmen. Aty ku ka disiplinë, rend dhe punë, padyshim që nuk mungojnë edhe rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat