Hysni Prelvukaj - veprimtar dhe trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Volejboll

Hysni Prelvukaj - veprimtar dhe trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:04
Hysni Prelvukaj - veprimtar dhe trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Trajnerët dhe veprimtarët e ndryshëm sportivë, kanë dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta (1991-1999), për të mbajtur gjallë sportin.

Hysni Prelvukaj i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë veprimtar dhe trajner i dalluar i volejbollit, në vitet më të vështira.

Ai ka sakrifikuar shumë në ato vite, që besa kishte ndërtuar një ekip të fortë të asaj kohe, siç ishte KV Ejona nga Peja.
Prelvukaj asnjëherë nuk u ndal përkundër shantazheve dhe kërcënimeve që vinin nga pushtuesi serb.

Ai së bashku me sportistë të tjerë shqiptarë, iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës ashtu si munden në fusha dhe salla të improvizuara. 

Prelvukaj është krenar që rrezikoi gjithçka në ato vite vetëm e vetëm për t’i shërbyer sportit skofiar dhe shtetit të Kosovës.

Me një fjalë, Prelvukajt as qerpiku i syrit nuk iu tremb por e kundërshtoi ashpër politikën kriminale të pushtuesit serb dhe me krenari i ka zhvilluar ndeshjet në kuadër të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat