Prishtina vazhdon shkëlqimin

Volejboll

Prishtina vazhdon shkëlqimin

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:30
Prishtina vazhdon shkëlqimin

Vashat e Prishtina F vazhdojnë shkëlqimin në Superligën e Kosovës (femrat). 
Volejbollistet  e Prishtinës shënojnë fitore me rezultat 3:0 (28:26, 25:13, 25:16) kundër Ferizajt, në takimin e javës së dytë.

Është një fakt interesant, se Prishtina ka një pamje ndryshe nga edicioni i kaluar, sidomos me përforcimin me Natalia Tahiri. 
Në tre takimet e para ka po aq fitore, dy në kampionat, me 3:0 në Ferizaj kundër Kastriotit dhe po ashtu edhe sonte si vendas me 3:0 ndaj Ferizajt, ndërsa për Kupë e kishte demoluar me 3:0 Kastriotin. 

Seti i parë ka qenë me rivalitet të madh dhe prishtinaset triumfuan me 28:26 ndaj ferizajasve, por në dy setet e tjera, Prishtina ka qenë shumë më e mirë, duke i fituar me 25:13 dhe 25.16. 

Prishtina është prej skuadrave që do të luftojë për katër vendet e para, po ashtu edhe për trofe. 

Kryetrajneri Bahri Gjinovci së bashku me Adriatik Kajtazi, po bëjnë një punë të madhe, duke iu falënderuar edhe drejtorit sportiv të palodhshëm Mehdi Mehmeti, gradualisht kanë ndërtuar një ekip që po mbjellë frikë të rivalet. Prishtina, klubi më i vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave, në sportin skofiar, në dy ndeshjet para ka dy fitore dhe 6 pikë, sa ka edhe M-Technologie dhe Drita nga Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat