Ndeshje dramatike, Theranda fiton në Prishtinë

Volejboll

Ndeshje dramatike, Theranda fiton në Prishtinë

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:14
Ndeshje dramatike, Theranda fiton në Prishtinë

Volejbollistët e Therandës kthehen me dy pikë të mëdha nga kryeqyteti, duke triumfuar në taj-brek me rezultat 3:2 (19:25, 25:16, 25:8, 28:30, 15:6) kundër Prishtina Volley, në derbin e javës së dytë të elitës së volejbollit të Kosovës (meshkujt). 

Ndeshje dramatike, të dyja ekipet dhanë maksimumin, por në setin e pestë therandasit u treguan më të freskët dhe fituan ndaj djelmoshave prishtinas. 

Duhet veçuar setin e katërt, që ka qenë dramë në vete apo maratonik, që i takoi prishtinasve me 28:26.

Fitore e merituar e therandasve dhe importuan dy pikë të vlefshme, ndërsa Prishtina Volley u desh të kënaqet me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat