Po të kishim më shumë Xhavit Kajtaza...

Volejboll

Po të kishim më shumë Xhavit Kajtaza...

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:33
Po të kishim më shumë Xhavit Kajtaza...

Xhavit Kajtazi është prej trajnerëve më të mirë që ka Kosova qoftë të meshkujt qoftë të femrat! 

Është një profesionist që nuk e ka shoqin. 
Është një trajner që e kupton bukur edhe botën e medias edhe e lexon në thelb lojtarin se çfarë do gjatë stërvitjes dhe gjatë ndeshjes!

Po të kishim më shumë Xhavit Kajtaza, sot volejbolli do t’i kishte punët shumë më mirë. 

Sot kemi ende ndonjë trajner, fatmirësisht janë në numër shumë të vogël, që e njohin vetëm interesin dhe ndonjë kryetar të klubeve,  fatmirësisht në numër shumë të vogël, që janë sikur fëmijët e lazdruar, dojnë vetëm lavde dhe fitore, po i fute në thumb të kritikës, e kanë vajin sikur fëmijët ende pa i mbushur 6 muaj! 

Kosovës i duhen shumë e shumë Xhavit Kajtaza, që volejbollit të ecë përpara, fatmirësisht nëpër disa klube qoftë të meshkujt dhe qoftë të femrat po punohet dhe po kërkojnë që të rrisin nivelin.

Kemi pak trajner apo kryetar të klubeve, shumë pak, që e kanë atë vajin e fëmijës apo atë shkarravitjen sikur të fëmijës së çoroditur,  kur një herë nuk ia blenë çokollatën!  Sa më larg atyre njerëzve që për dy euro e shkatërrojnë volejbollin dhe edhe shoqërinë e sportit skofiar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat