Fushë Kosova kthehet me pikë të plota nga Malisheva

Volejboll

Fushë Kosova kthehet me pikë të plota nga Malisheva

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:44
Fushë Kosova kthehet me pikë të plota nga Malisheva

Volejbollistet e Fushë Kosovës tregun lojë shumë të mirë., duke fituar si mysafire me rezultat 3:1 kundër Malishevës, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës. 

“Rikthehemi te fitoret +3!

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, klubi ynë kthehet të fitoret në kuadër të Superligës së Kosovës, ku e mposhti Malishevën në vend te vet, me rezultat 3:1, njeherit i falënderojmë për mikpritjen dhe u urojme shume suksese.

Kështu pas dy xhirove kemi grumbulluar pike të plota.
Ne mesjave zhvillohet ndeshja e xhiros se tretë ku jemi nikoqir te klubit nga Prishtina me te njëjtin emër.

Ne paralojë xixëllonjat tona, ato që shkëlqejnë vazhdimisht fituan me rezultat të pastër 2:0, njëjtë sikur seniorët pikë maksimale”, shkruan në faqene  KV Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat