KV M-Technologie edhe më e fuqishme për edicionin e ri

Volejboll

KV M-Technologie edhe më e fuqishme për edicionin e ri

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:37
KV M-Technologie edhe më e fuqishme për edicionin e ri

Kampionja në fuqi dhe liderja e tabelës, M-Technologie (femrat), është edhe më e fuqishme për edicionin e ri. 
Kryetrajneri Naser Krasniqi po bën një punë të madhe dhe e ka përgatitur në çdo aspekt ekipin, në dy takimet e para ka po aq fitore dhe kryesojnë tabelën në elitën e volejbollit të Kosovës.   

M-Technologie do të jetë edhe më e fortë në aspektin financiar, tani do ta mbështetet edhe nga katër kompani tjera!  

“Prej tash e tutje klubit volejbollistik'M Technologie përveç dy kompanive që i ka si sponzor M Technologie (fabrika e dritareve, fasadave strukturale dhe xhamit) dhe IMK (Industrisë metalike të Kosovës), do t’i bashkohen edhe këto 4 kompani prestigjioze si Swis Diamond hotel, kompania e sigurimeve “ Siguria” , Banka Ekonomike dhe Technomarket. 

Image

Te gjitha këto kompani janë pjesë e korporatës Mabetex Group e cila nga tash e tutje do të jenë shtyllë mbështetëse e klubit kampion të Kosovës dhe njeherit klubit më të trofeshëm në vend KV M Technologie”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Më tej Krasniqi tha se është shumë edhe me presidentin e klubit: ”Unë si drejtues i klubit jam shumë i kënaqur dhe jam shumë mirënjohës presidentit te klubit zotëri Rrustem Pacollit për përkrahjen e pamohueshme dhënë klubit për arritjen e objektivave të veta dhe për zhvillimin e sportit të volejbollit në përgjithësi. 

Kompania M Technologie qysh këtë vit ka bërë plane për projektimin e një palestre sportive që do t’i shërben ekskluzivisht nevojave të klubit duke shndërruar, kështu klubin tonë si një klub me perspektiv për të gjithë rininë e Kosovës, të cilët duan të merren me volejboll. Kjo nuk do t’i shërbej vetëm klubit tonë por do t’i shërbej të gjithë të rejave dhe të rinjve që mendojnë të merrem me volejboll në nivele më të larta se gjer me tani”. Krasniqi flet edhe për synimet e ekipit. “Ne tani jemi në vlugun e zhvillimit të garave kampionale dhe garës për Kupën e Republikës dhe synimi ynë kryesor është ta mbrojmë titullin dhe të kurorëzohemi me Kupën e Republikës. 

Shpresoj të mos kemi probleme me virusin Covid 19, që po na i ngushton çdo ditë e më shumë rrethin e veprimit por duke marr parasysh se po ndërmarrim masa mbrojtëse, atëherë edhe këtë sfidë do ta kalojmë me sukses”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat