Drita vargon fitoret, gjunjëzon edhe nënkampionin 

Volejboll

Drita vargon fitoret, gjunjëzon edhe nënkampionin 

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 23:07
Drita vargon fitoret, gjunjëzon edhe nënkampionin 

Volejbollistët e Dritës nga Gjilani festojnë fitoren e madhe kundër Prishtina Volleyt, në takimin e javës së tretë të elitës së volejbollit të Kosovës. 

Djelmoshat e Dritës treguan lojë të madhe në Gjilan dhe arritën fitore me rezultat 3:0 (25:20, 25:16, 25:16) ndaj Prishtina Volleyt.

“KV Drita shënon fitoren e 3-të radhazi në 3 ndeshje të luajtura deri më tani në Superligën e Kosovës, duke mposhtur me rezultat të pastër 3:0 në sete nënkampionin, Prishtina Volley”, njofton faqe e klubit.

Kryeqytetasit nuk e kishin mbrëmjen e tyre dhe pothuajse në asnjë  set nuk iu shkoi ashtu siç kishin planifikuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat