Kështu shkruante në letrën e FVK-së me 29 maj të nënshkruar nga Valon Nikçi! Luboteni kërkon drejtësi   

Volejboll

Kështu shkruante në letrën e FVK-së me 29 maj të nënshkruar nga Valon Nikçi! Luboteni kërkon drejtësi   

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 18:42
Kështu shkruante në letrën e FVK-së me 29 maj të nënshkruar nga Valon Nikçi! Luboteni kërkon drejtësi   

Në letrën e Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, iu është bërë me dije klubeve, ato që nuk mund t’i vazhdojnë garat për shkak të pandemisë, nuk do të ketë edhe masa ndëshkuese.

“Bordi ka diskutuar edhe mundësinë që ndonjë ekip mund edhe të mos i vazhdoj garat për shkak të pandemisë dhe ndaj këtyre ekipeve të mos ketë masa ndëshkuese”, është shkruar mes të tjera në letrën e FVK-së të lëshuar në orën 14.15 me datën 29 maj të vitit 2020, që është e nënshkruar nga Valon Nikçi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së.  

Çudia është se, nuk është shkruar askund, nëse një ekip do të luajë sfidën e parë të garave të play-off-it, nëse nuk i vazhdon garat më tej edhe do të sanksionohet! 

Image

Letra e FVK-së

Luboteni ka zhvilluar takimin e parë të play-off-it por jo edhe sfidën e dytë dhe të tretë, kësisoj u përjashtua nga liga. Nëse iu referohemi kësaj letre të FVK-së, atëherë askund nuk është cekur: Nëse ekipi e zhvillon sfidën e parë, pastaj nëse nuk i vazhdon garat do të sanksionohet! 

Image

Letra e FVK-së

Prandaj, kjo letër ka lënë hapësirë që klubet edhe mos t’i vazhdojnë garat si ka ndodhur me rastin e Lubotenit nga Ferizaj, duke iu referuar gjithnjë kësaj letre, nëse nuk ka ndonjë vendim tjetër që mund ta faktojë FVK!

Image

Letra e protokolluar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat