Lajmi i hidhur për Lubotenin! Klubi reagon: Turpi do t'i mbuloj të padrejtit

Volejboll

Lajmi i hidhur për Lubotenin! Klubi reagon: Turpi do t'i mbuloj të padrejtit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:31
Lajmi i hidhur për Lubotenin! Klubi reagon: Turpi do t'i mbuloj të padrejtit

Klubi i volejbollit Luboteni nuk rikthehet në Superligën e Kosovës, ky është lajm i hidhur për ta. Mbetet në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor të Federatës së Volejbollit të Kosovës. Klubi i volejbollit Luboteni reagon ashpër. 

“Federata e Volejbollit të Kosovës, respektivisht Bordi saj ka vendosur të vazhdoj me padrejtësitë ndaj klubit tonë, mbrëmë në mbledhjen e tij Bordi ka vendosur që të mos respektoj vendimin e KAS (komisionit te arbitrazhit sportiv). KAS dite me parë ka konstatuar se FVK ja, Komisioni Disiplinor dhe Bordi i Federatës kanë përjashtuar padrejtësisht KV Lubotenin nga Superliga dhe u ka kërkuar fuqimisht të rikthejnë Lubotenin në Superligë.
Mirëpo, mbrëmë sikurse edhe në shume mbledhje të tjera ata diskutuan për "Letrën e KAS it" dhe u morën vesh ta refuzojnë si mes burrash pa votim fare, por me konstatime autoritare.

Kjo nënkupton se kjo federate është një mbretëri e mbyllur dhe nuk respekton asnjë institucion superior sportiv, kur vendimet nuk ju pëlqejnë.
Në vendimin e dhënë nga Bordi Federatës ishte dhënë mundësia" Këshilla juridike" që klubi i Lubotenit ndaj vendimit të Bordit mund të ankohet pranë KAS-it , e tani nuk respektojnë vendimin e tij, pra atëherë pranonte autoritetin e KAS it, ndërsa tani kur vendimi nuk ju pëlqen e kontestojnë autoritetin e KAS it.

Ju njoftojmë se betejën ligjore do ta vazhdojmë në të gjitha frontet, derisa të arrijmë drejtesinë e munguar, betejën sportive e vazhdojmë sot kundër KV Vëllaznimit. 
Drejtësia do të triumfoj, mund të vonoj pak kohë, por turpi do t'i mbuloj të padrejtit, goditjet e nën brez janë karakteristike e të ligëve dhe frikacakëve”, reagon Luboteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat