FVK ia bën 8 me 2 KAS-it pranë Komitetit Olimpik të Kosovës

Volejboll

FVK ia bën 8 me 2 KAS-it pranë Komitetit Olimpik të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:53
FVK ia bën 8 me 2 KAS-it pranë Komitetit Olimpik të Kosovës

Mbetet në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor të Federatës së Volejbollit të Kosovës, KV Luboteni (meshkuj) nuk rikthehet në elitë, skuadër që u përjashtua nga liga për shkak se nuk i kishte zhvilluar dy ndeshje të play-off-it në edicionin e kaluar. 

Bordi i FVK-së refuzon kërkesën e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) pranë Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Bordi i FVK-së ia bën 8 me 2 KAS-it pranë KOK-ut, sepse kjo e fundit në letër kishte dhënë sqarim, se nuk mund të marrin vendim meritorë në mungesë të rregullores së punës, kjo është e pakuptueshme! 

“1. Paneli gjykues nuk mund të merr vendim meritorë, ligjërisht të obligueshëm dhe të atakueshme në CAS-Lozanë, për shkak të mungesës së Rregullores së punës në KAS, Rregullores mbi procedurat konstetimore të KAS dhe përcaktimit të listës së arbitrave.

2. Në bazë të parimeve të përcaktuara  nga Bordi i KOK-ut, akteve normative të FVK-së, standardeve të përgjithshme sportive dhe vendimeve të ISHPK-së kërkohet fuqishëm që: KV Luboteni të kthehet në elitën e volejbollit të Kosovës,. 

Shpenzime të paraqitjes së Ankesës t'i kthehen KV Lubotenit, përpos pagesave të mëditjeve për dy arbitrat (Kryetari heq dorë nga mëditjet), Këshilli i Arbitrazhit sportiv, Eroll Salihu, kryetar i KAS-it, Luljeta Shala, arbitre dhe Latif Demolli, arbitër", shkruan mes të tjera në arsyetimin e panelit të KAS-it.

Prandaj, kur të kesh mungesë të rregullores së punës edhe vendimi hidhet poshtë dhe nuk përfillet nga FVK! 

KAS u desh të veprojë më herët dhe të paktën në shtator ta zgjidhin këtë kontekst dhe jo të vonohet deri në fund të tetorit! A është faji i KAS-it,  më së miri analizoni vet! E para, tash është java e katërt në Superligë dhe kjo sigurisht ka bërë që FVK edhe të veprojë në këtë formë që mos të ketë mundësi në asnjë formë të zgjerojnë ligën, për shkak që mos ta çrregullojnë kalendarin e garave.

E dyta, KAS u desh këtë punë ta kryejë të paktën deri në fund të shtatorit dhe të dalin me vendim të fuqishëm, që nuk mund të refuzohet, jo të japin sqarim që nuk mund të marrin vendim meritorë në mungesë të rregullores së punës në KAS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat