Dy lojtare nga Shqipëria i bashkohen ekipit të Kosovës

Volejboll

Dy lojtare nga Shqipëria i bashkohen ekipit të Kosovës

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Lasku dhe Kaçorri përforcimet e skuadrës

Volejbollistet nga Shqipëria i bashkohen ekipit që nuk ka disa muaj që u themelua, FER Volley nga Ferizaj, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

“Lasku dhe Kaçorri përforcimet e skuadrës.

Nuk ishte në plane por gjithsesi u realizua ...! 
Politikat e klubit ishin ndryshe për këtë vit por duke parë rrjedhën e garave si dhe besimin e lojtareve më me përvojë të ekipit na duhej një ekip më konkurruese, andaj edhe në momentet e fundit u realizua  edhe këto transfere  me të cilat jemi të kënaqur dhe shpresojmë të arrijmë objektivat e klubit të cilat janë po të njëjtat. 

Kemi kënaqësinë të prezantojmë dy lojtare nga Shqipëria të cilat këtë vit ishin pjesë e skuadrës Agro Turisem Huqi Volley.

Sara Hasku -  Lojtare e re por me shumë përvojë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, ish lojtare e shumë klubeve të njohura në Shqipëri si janë Partizani, Barleti, Mirdita si dhe kampione e Shqipërisë me këto skuadra po ashtu edhe me përvojë ndërkombëtare ishte pjesë e ekipit zviceran Lugano.

Xhovana Kaçorri - Lojtare e re edhe kjo pjesë e klubit të njohur Tirana si dhe Mirdita, këtë vit pjesëtare e klubit Agro turisem Huqi Volley gjithashtu pjesë e kombëtares së Shqipërisë vitin e kaluar në ndeshjen e zhvilluar kundër Kosovës.

Gjithashtu një faleminderim edhe për klubin 
Agro Turisem Huqi Volley me kryetar Rogert Huqi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që bëri të mundur këto transfere. 

Faleminderim gjithashtu edhe për sponzorët që po na përkrahin këtë vit, United Construction me pronar Armend Ibrahimi si dhe Loni - 1 Shpk me pronar Hajrush Ajvazi”, njofton FER Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat