Drita nga Gjilani tregon lojë të mirë në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane (CEV Cup) por mposhtet nga ekipi i Republikës së Çekisë, Selmy Brno, me rezultat 3:0 (25:14, 25:19, 25:18).
Ndeshja u zhvillua pa shikues në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjila.
Seti i parë ka qenë deri diku me rivalitet, ku në një moment rezultat ishte 9:9, por më pas çeket zotëruan dhe fituan me 25:14.
Në setin e dytë Drita ka bërë paraqitje më të mirë përmes Rukie Mujës dhe Elvira Bajraktarit, por jo edhe që të befasojnë rivalen. Çeket e fituan setin me rezultat më të ngushtë, 25.19.

KV Drita
Edhe seti i tretë mjaft i mirë por vjen në shprehje cilësia të çeket. Volejbollistet Valmira Ramadani, Dhurata Sylejmani, Blinera Jahaj, Fjolla Hyseni treguan lojë të mirë me shoqe në setin e tretë por dot që të fitojnë. Çeket fituan setin me 25:18 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0.
Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, e nxori maksimumin nga vashat e tij, në takimin e parë të Kupës Evropiane. Vashat e Dritës me gjithë humbjen lanë përshtypjen të mirë, të cilat besojnë dhe shpresojnë se nesër (në orën 20.00) do të arrijnë rezultat më të mirë.