M-Technologie në finalen e madhe

Volejboll

M-Technologie në finalen e madhe

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 11:24
M-Technologie

KV M-Technologie ka arritur të siguroj finalen e Kupës së Kosovës, duke fituar ndaj rivalit lokal KV Prishtina.

Në setin e parë dhe të tretë, M Technologie arriti të menagjoj ndeshjen, ndërsa në setin e dytë ishte Prishtina ajo që udhëhoqi deri në fund, mirëpo nuk arriti ta fitoj këtë set.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultat 3:0 në sete (25:17, 25:22, 25:14).

M Technologie do ta presë në finale fituesin e ndeshjes Skenderaj-Drita, ndërsa ndeshja finale në konkurencen e femrave do të zhvillohet të enjten me 19 Nëntor, në Gjilan me fillim nga ora 16:00.

Naser Krasniqi, trajner M-Technologie, është i lumtur për kualifikim dhe synon edhe trofeun e Kupës pas titullit të kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat