Erzeni sfidë e dyfishtë në Bullgari ndaj rivalëve të Hebar

Volejboll

Erzeni sfidë e dyfishtë në Bullgari ndaj rivalëve të Hebar

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:51
Erzeni sfidë e dyfishtë në Bullgari ndaj rivalëve të Hebar

Skuadra e Erzenit në volejboll për meshkuj do të luajë sot dhe nesër dy ndeshjet e radhës në arenën ndërkombëtare, këtë herë në Kupën CEV. Shijakasit e trajnerit Arben Sako, pas eliminimit nga Champions League, do të përballen me bullgarët e Hebar Pazardzhik.

Për shkak se në Shqipëri nuk lejohen aktivitetet në sallat e mbyllura dhe volejbolli është një disiplinë sportive e pezulluar përkohësisht për shkak të pandemisë Covid-19, të dyja ndeshjet do të luhen në Bullgari. Sot do të luhet ndeshja e parë dhe pas 24 orësh ajo e dyta.

Për shijakasit ky është një mision i vështirë, por jo i pamundur, me shpresën që të arrijë një kualifikim në raundin tjetër.

Erzeni, gjatë këtyre ditëve pa aktivitet, ka zhvilluar disa ndeshje miqësore për të përgatitur këtë përballje të Kupës CEV, por tashmë e pret një sfidë delikate jashtë fushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat