Dukagjini nuk ndalet, lidere në ligën e parë! Lazri: Synojmë Superligën

Volejboll

Dukagjini nuk ndalet, lidere në ligën e parë! Lazri: Synojmë Superligën

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:38
Dukagjini nuk ndalet, lidere në ligën e parë! Lazri: Synojmë Superligën

Volejbollistet e Dukagjinit nga Klina synojnë Superligën e Kosovës.

Volejbollistet punojnë me zell të shtuar me trajneren Edona Gjosha, ndërsa krah i fortë i saj është edhe drejtoresha e klubit, Kristina Lazri. Me punë, angazhim dhe lojëra cilësore, besojnë e shpresojnë se do të arrijnë qëllimin që e kanë para vetes.

Lazri shprehet optimiste, për faktin se ka një kontingjent të mirë të volejbollisteve dhe që i japin besim të plotë për të luftuar për titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosvës, grupi i Perëndimit.   Dukagjini nga katër ndeshje ka po aq fitore dhe kryesojnë renditjen me 12 pikë.

Image

“Bota sot”: Si i vlerësoni këto javët e para, keni tejkaluar parashikime me Dukagjinin?
Kristina Lazri:
Duke marr parasysh situatën në të cilën po ballafaqohet vendi me numrin e madh të rasteve me Covid 19 dhe një situate tejet e rënduar psiqike, ekipi i  KVF Dukagjini ka vazhduar pa ndalur aktivitetin e vet sportiv duke tejkaluar çdo parashikim timin. Vajzat po bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke u angazhuar 5 herë në javë me një plan-program të shkëlqyer nga trajnerja e Dukagjinit znj. Edona Gjosha.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?
Kristina Lazri:
Normalisht ëndërr e secilit ekip dhe e çdo lojtarje është inkuadrimi në Superligën e Kosovës. 
Unë si drejtuese e vajzave synoj që këtë sezon ta kryejmë sa më mirë pa ndonjë lëndim të vajzave dhe në fundin ta kurorëzojmë si lider i ligës se parë dhe inkuadrim në Superligën e volejbollit të Kosovës.

“Bota sot”: Sa jeni të kënaqur me kushte?
Kristina Lazri:
Këtë vit kemi startuar me kushte më të mira fal angazhimit të kryesisë së klubit duke filluar me përgatitjet fizike në bregdetin shqiptar e pastaj me aktivitetet tjera ditore në palestrën e qytetit “Adem Jashari” në Klinë.

Image

Kristina Lazri djathtas

E gjithë ky angazhim dhe punë është bërë duke falënderuar dy miqtë e ekipit tonë të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë z. Mhill Gjuraj bashkatdhetar dhe një humanist i madh nga Peja që jeton dhe vepron ne SHBA.
Si dhe sponzori ynë gjeneral “TherandaDeCor” me pronar Kurtish Hajdari një biznesmen shumë i zoti i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Dashuria për Kosovën dhe dëshira që të rinjtë tanë të merren sa më shumë me sport i ka shtyrë që të na përkrahin maksimalisht pa asnjë rezervë.

“Bota sot”: Cilat skuadra janë rivale?
Kristina Lazri:
Për mua personalisht si drejtoresh e klubit KVF Dukagjini çdo ekip që garon në ligen e parë janë ekipe rivale dhe detyrë e jona është qe të angazhohemi maksimalisht lojë për lojë duke mos nënvlerësuar asnjë ekip.

“Bota sot””:  çfarë i duhet më shumë ekipit?
Kristina Lazri:
 Këtë vit ekipit i duhet një përkrahje më e madhe nga ana e institucioneve komunale edhe pse na kanë përkrahur për fillim por duhet të ketë një angazhim më të madh duke e ditur se në kohë pandemie edhe bizneset vendore nuk kanë pas aq mundësi me na përkrah.

Me një angazhim maksimal nga të gjithë ne jam e bindur se qytetit tonë do të arrijmë të ia dhurojmë Kupën e volejbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat