KV M-Technologie me një mesazh: Mos të krijohet urrejtje po të krijohet miqësi

Volejboll

KV M-Technologie me një mesazh: Mos të krijohet urrejtje po të krijohet miqësi

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:13
KV M-Technologie me një mesazh: Mos të krijohet urrejtje po të krijohet miqësi

Klubi i volejbollit M-Technologie nga Prishtina (femrat), kampion në fuqi, kërkon më shumë dashuri dhe jo urrejtje në komunitetin e volejbollit. 

“Në prag të garës me të rëndësishme për tërë komunitetin e volejbollit siç është Kupa e Republikës po jemi dëshmitar të një ngjarje që aspak nuk është e hijeshme dhe sportive siç është moszhvillimi i gjysmëfinales së kupës ndërmjet dy ekipeve më të mira në vend.

Vendimi për marrjen e ndeshjes me rezultat zyrtar sipas mendimit tim është i ngutshëm, ka pas mundësi që të evitohet paraparakisht dhe mos të vijë deri të ky epilog i ndeshjes, ndeshje me epilog të tillë është i pari rast që nga paslufta e deri me sot, bile  unë nuk e mbajë mend.

Para se të merret një vendim i tillë është dasht që të 4 klubet pjesëmarrëse të takohen së bashku me komesarin ose edhe ndonjë udheheqës tjetër të federates në mënyrë që të kemi dakordim për të gjitha gjërat lidhur me garën e Kupës, një gjë e tillë me siguri se do ti mënjanonte mosmarrëveshjet keqkuptimet, por ja që nuk u bë dhe prapë po i mbetet hapësirë diskutimeve, dyshimeve për njëanshmëri dhe po prishen raportet mes klubeve me të suksesshme në vend.

Dua vetëm të ju përkujtojë koleg të dashur se gjatë garave përfundimtare që janë zhvilluar këtë vit pra në muajin qershor kemi pasur një situatë të ngjashme me këtë që kemi sot kur ekipi i ynë ka reaguar dhe kërkuar me shkrim zyrtarisht në imellin e federatës që ndeshjet e play-off-it mos të luhen në palestrën e shkollës së mesme të kompetencës në Skenderaj duke u thirr në rregulloren e brendshme të FVK-ës gjegjësisht në ato pika ku i sqarojnë shumë mirë se ku mund e ku s’mundet të zhvillohen garat përfundimtare. 

Kjo kërkesë e klubit tonë si edhe shumë e shumë kërkesa e shkresa të tjera drejtuar Federatës së Volejbollit të Kosovës kanë marrë përgjigje negative bile edhe sa për informatë për të na injoruar tejmase as që na kthehet përgjigje zyrtare, kjo ndodhë edhe sot.

Ndeshjet përfundimtare u lejuan te luhen në palestrën e shkollës së mesme të kompetencës në Skenderaj dhe ashtu vepruam edhe ne dhe e respektuam vendimin e komesarit dhe te bordit të federatës. Nëse atëherë ështe leju të luhet ndeshja e play-off-it si garë më me rëndësi se Kupa atëherë është dasht të jeni tolerant edhe këtë herë e të lejohet të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale , pandeminë e kemi pas atëherë e kemi edhe sot e do ta kemi edhe një kohë të gjatë.

Nuk duam aspak të ja zbehim ose dikujt te ja mohojmë të arriturat por duam që kjo federatë të cilës i takojmë të jetë faktor unifikues e jo faktor përçarës duke marrë vendime të ngutshme të cilat do të sjellin pakënaqësi të shumta tek ata njerëz të pakët që sot po financojnë klube. Me vendime të tilla ju garantojë se do të ja prishim shumë punën tërë komunitetit të volejbollit do ti largojmë edhe ata pak sponzor e dashamires të këtij sporti. 

Kolegë të nderuar të federatës sonë të volejbollit, volejbolli nuk ekziston që nga sot, jemi shumë të tillë të cilët këtij sporti ja kemi kushtu një jetë të tërë gjithmonë me shpresë që një ditë do të jemi të barabartë me shtetet e tjera që e kanë këtë sport të zhvilluar, të organizuar aty ku ka rend e jo anime, aty ku luftohet që të ketë profesionalizëm e jo të ketë vetëm amaterizem klasik aty ku respektohet rregullorja e jo interpretimi saj ashtu siç i konvenon njerës apo palës tjetër.

Çdo dënim me marrje loje ne tavolinë, dënime për largim nga liga, kërcënime për marrje pikës dhe sanksione të tjera nuk janë të qëlluara e sidomos kur këto bëhen para një gare që është me rëndësi në këtë sezon vjeshtor, duhet të mundoheni ta gjeni një mirëkuptim me të gjithë ne, ta krijoni një balanc dhe mos të lini hapësirë dyshimeve reagimeve se po mbroni një subjekt karshi tjetrit sepse në fund të fundit sporti e ka një qëllim të na bashkoj e jo te na përçaj.

Ky reagim apo mesazh i joni dhënë tërë komunitetit të volejbollit, ka vetëm një qellim e ai është që të jemi më tolerant ndaj njëri tjetrit, të kemi më shumë dashuri dhe mirëkuptim ndaj njëri tjetrit, mos të krijohet urrejtje po të krijohet miqësi sepse këtë edhe e ka misioni i sportit”, shkruan në letrën e M-Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat