Agron Istogu: I nderuari Lorik, mos e luaj rolin e zëdhënësit të Federatës sepse ata po të kishin pak fytyrë...

Volejboll

Agron Istogu: I nderuari Lorik, mos e luaj rolin e zëdhënësit të Federatës sepse ata po të kishin pak fytyrë...

Nga: K.Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:39
Agron Istogu: I nderuar Lorik, mos e luaj rolin e zëdhënësit të Federatës sepse ata po të kishin pak fytyrë...

Kryetari i klubit të volejbollit Skenderaj (femrat), Agron Istogu, i kundërpërgjigjet ashpër kryetrajnerit të Dritës nga Gjilani, Lorik Ilazi. Istogu i bën me dije Ilazit, se dikur ka qenë kundër kryetari të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ndërsa sot është afër tij. Istogu i thotë Ilazit se nuk të ka hije me fol! 

“I nderuari Lorik, mos e luaj rolin e zëdhënësit të Federatës sepse ata po të kishin pak fytyrë do të deklaroheshin vetë.

Lorik, ti e din mirë se kush është kryetar i Federatës, njeriu që ti më së pakti ke pas qejf me kanë kryetar. Tani kanë ndryshuar qëndrimet tua sepse je plotësuar me kërkesat e tua të cilët tanimë të shkon̈ fjala për çdo gjë e neve klubeve tjera vetëm na u servohen. 

Lorik, ty nuk të ka hije me fol edhe asnjë fjal për pozitën në të cilën paska ra KV Skenderaj sepse çdo klub bjen e ngritët prapë por kjo varet nga puna të cilën e bëjnë. Skenderaj të ka respektuar më shumë ndoshta edhe se vet Gilani.

Nuk ka pas Turne të Volejbollit, Beach volley që ju nuk keni qenë i ftuar si në shtëpinë tuaj, nuk ka pas organizim që ju nuk jeni respektuar.

Si selektor e keni pas edhe mbështetjen time sepse e kemi vlerësuar punën tuaj. 

Ti nuk i ke ftuar Lojtaret tona në përbërje të Kombëtares asnjëherë nga dëshira jote por nga se e kanë merituar edhe pse shpesh nuk i ke vlerësuar për tu jep hapësirë ashtu si e kanë merituar siç janë dy lojtaret tona te cilat tani i ke aty, për njerën pate thënë që kurrë lojtare nuk bëhet tash është 1-shi në Kosovë.

Lorik, Ti ndryshove shumë madje aq shumë sa krejt ata të cilët i quajte të pavlerë në volejboll sot i ke me të afërt siç janë Kryetari i Federatës e shumë tjerë afër tij. Dikur e kishim një qëllim që ta shkapim Federatën nga këta lloj njerëzish të cilët po ja zënë frymën Volejbollit. 

Lorik, mos e mat veten me mundësitë e të tjerëve, ne nuk kemi pallat të sportit por e kemi një palester moderne që ty po të pengon aq shumë. Para 3-4 javësh aty na munde, para  3-4 muajve aty lujte në Play off. Kjo palestër nuk është e lejuar për shikues në këtë nivel te garave po ja qe tani jemi të gjithë njëjtë në këtë aspekt.

Këtu ti nuk ke faj se po thirresh ne atë pikë të rregullores por ti e tregove brendësin tanë jo burrërore dhe tendencioze. Fajn e ka Kryetari i Federatës i cili nuk gjen kohë për t’u marr me probleme të Volejbollit se po te ishte Beach volley do ishte edhe vet i pranishëm. 

Lorik dhe Ylli të dy jeni trajnerë ne nivel Kombëtar shpresoj dhe du me besuar edhe shoke,̈ andaj ju lus që mos të bini në nivel personal e ta fyeni njëri - tjetrin sepse ju pret prapë punë e përbashkët, sporti këtë qellim ka”, reagon Istogu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat