Ferizaj superfuqi, fiton Kupën e Kosovës 

Volejboll

Ferizaj superfuqi, fiton Kupën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Ferizaj superfuqi, fiton Kupën e Kosovës 

Ferizaj pas titullit të kampionit, fiton edhe Kupën e Republikës së Kosovës në volejboll (meshkuj).

Djelmoshat e Ferizajt triumfuan me rezultat 3:0 (25:17, 25:20, 25:17) ndaj Dritës nga Gjilani, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Volejbollistët ferizajas ishin më të mirë në të tre setet, dominuan dhe me meritë fituan trofeun e çmueshëm.
Kryetrajneri i Ferizajt, Arlind Ibrahimi, është krenar me djemtë, si për nga angazhim po ashtu edhe për nga cilësia e lojës. 

Ferizaj është shndërruar në fuqi të volejbollit në vendin tonë dhe është i pamposhtur.
Nga ana tjetër, Drita e pranon me sportivitet humbjen dhe e uron rivalin. 

“Përfundon ndeshja Finale e Kupës së Kosovës, me fitore të KV Ferizaj. Rezultati ishte 0:3 në sete për musafiret ku djemtë tanë ishin të pa fat, njëherit klubit Ferizajas i urojmë për fitoren dhe tashmë vazhdojmë garën deri në fund të kampionatit në Superligë.

Kjo Finale është një arritje e madhe e klubit KV Drita ku jemi në zhvillim e sipër dhe me një skuadër relativisht të re dhe shumë premtuese për të ardhmen”, shkruan në faqen e KV Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat