Liderja pëson humbjen e parë, Skenderaj me pikë të plota

Volejboll

Liderja pëson humbjen e parë, Skenderaj me pikë të plota

Nga: K.G. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 21:40
Skenderaj

Liderja e Kampionatit të Kosovës, Prishtina F, pas gjashtë fitoreve rresht pëson humbjen e parë!

Skenderaj triumfon me rezultat 3:1 ndaj Prishtinës, në takimin që u zhvillua në kryeqytet.

“Fitorja e 5 radhazi!  Një lojë e fortë nga të dyja ekipet, duke e bërë shumë interesante sfidën”, thuhet në faqen e KV Skenderaj.

Image

KV Prishtina F

“Humbja e parë e KV Prishtina F, edhe pse humbëm, loja ishte e mirë dhe vashat e klubit tonë në çdo takim po tregojnë se pranvera do të jetë shumë e nxehtë.

Blloku sonte ishte arma më e mirë.

Ju përgëzoj të dy ekipet për një lojë të shkëlqyeshme”, thotë Mehdi Mehmeti, drejtor sportiv i KV Prishtina F.

Prishtina F edhe më tutje kryeson renditjen me 18 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat