Komesari i Kosovës bie në ofsajd! Ky talenti e shikon si i habitur

Volejboll

Komesari i Kosovës bie në ofsajd! Ky talenti e shikon si i habitur

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:32
Lulzim Gërguri

Kur shkrep objektivi i aparatit papritur edhe fotografia del ose më e bukur ose më qesharake!

Kësaj radhe ka shkrepur objektivi papritur dhe Komesarin e Garave të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Lulzim Gërguri, e ka zënë në ofsajd.

Një foto sa një mijë e një fjalë, Komesari duke qeshur me gjithë fuqinë, sigurisht ka pa diçka që nuk shihet.

Volejbollisti i talentuar e shikon si për habi se çka po ngjet me xhaxhin Komesar! Në prapavijë është edhe presidenti i FVK-së, Abedin Ibrahimi, por duket shumë serioz. A po qesh me Kupën apo qesh me Presidentin, një Zot e di! Fatmirësisht nuk e ka pa presidenti!

Foto atraktive apo jo, Komesari në ofsajd ani se në sportin skofiar nuk ka ofsajd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat