I ndjeri Jusuf Bytyçi - më i merituari që sot Ferizaj është klub i fuqishëm në volejbollin e Kosovës.
Ai në vitin 1993, e themeloi klubin dhe në vitet më të vështira, në kohën kur u përballen me kërcënimet e mëdha të regjimit kriminal serb.
Jusuf Bytyçi ndërroi jetë në fund të gushtit të vitit 2018, por djelmoshat e Ferizajt, me kryetrajnerin e shquar Arlind Ibrahimi, vazhduan rrugën e Jusufit, në edicionin 2019-2020 me klub janë kampion i Kosovës dhe para një jave edhe fitues i Kupës.
Arlind Ibrahimi është shembull se si punohet dhe menaxhohet një klub. Pjesë e klubit të Ferizajt është dhe djali i Jusufit, Butrinti, që po tregon lojëra të mira dhe e çoi në vend amanetin e babait, duke fituar titullin dhe Kupën e Kosovës.
Në të majtë në këmbë është Driton Bytyçi, në mes Butrint Bytyçi dhe në të djathtë Armend Berisha, ulur Art Tërstena.