Kastrioti fiton derbin e qytetit dhe luftën për pozitën e 6-të

Volejboll

Kastrioti fiton derbin e qytetit dhe luftën për pozitën e 6-të

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:20
Kastrioti fiton derbin e qytetit dhe luftën për pozitën e 6-të

Kastrioti nga Ferizaj fiton derbin e qytetit dhe luftën për pozitën e 6-të ne tabelë, për të siguruar vazhdimin e garave në Superligën A në volejboll.

Klubi i volejbollit Kastrioti në një ndeshje maratonike ka dal fitues në derbin e qytetit ndaj ekipit te Ferizajt me rezultat 3:2, në takimin e javës së tetë. Ishte ndeshje mjaft e mirë, setin e para ishte një rivalitet mjaft i madh herë njëra herë skuadra tjetër ishte në avantazh, mirëpo në fund skuadra e Ferizajt ishte ajo që e mbylli setin në favor të saj me rezultat 26:24. 

Në setin e dytë prapë ekipi i Ferizajt ishte superior, tregoi lojë shumë të mirë e më pak gabime dhe në fund e fitoi setin me rezultat 25:17. 

Image

Vashat e Kastriotit nuk u dorëzuan edhe pse ishin në disavantazh prej 2:0, ato u rikthyen në setin e trete shumë fuqishëm, udhëheqën gjatë gjithë setit dhe në fund përfunduan setin në favor të tyre 25:19. Lojë e tempit të njëjtë vazhdoi edhe setin e katërt dhe këtë set Kastrioti e mbylli në favor të vetin me rezultat 25:22, duke e lënë që fituesi të përcaktohet në setin e 5 final.

Vashat e Kastriotit ishin shumë të motivuara dhe shumë të koncentruara që nuk i lanë asgjë rastit, luajtën lojë shumë të mirë dhe e mbyllën setin me rezultat 15:7 dhe me këtë loja përfundoi me rezultat të përgjithshëm, 3:2 në favor Kastriotit.

Kjo është fitore e madhe e vashave të trajneres Vildane Jashari, ekip që përbëhet me lojtare të reja dhe të talentuara. 

Kastrioti renditet në vend të gjashtë me 10 pikë, ndërsa Ferizaj bie në pozitën e tetë me 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat