Krasniqi: Drenusha ishte dorë e djathtë për ekipin 

Volejboll

Krasniqi: Drenusha ishte dorë e djathtë për ekipin 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Krasniqi: Drenusha ishte dorë e djathtë për ekipin 

Kampionja në fuqi, M-Technologie nga Prishtina, është shumë më e dobësuar pa volejbollisten Drenusha Asllanaj, e cila u largua për shkak të obligimeve familjare. 

Kryetrajneri i ekipit kryeqytetas, Naser Krasniqi, tha se Drenusha ka qenë dorë e djathtë e ekipit. 

“Me largimin e Drenushës nga klubi, për një kohë klubit do t’i ndihet shumë mungesa e saj. 

Përveç si lojtare dhe lidere e ekipit Drenusha ka një personalitet me një karakter te fort të sportistes e cila për mua si trajner ishte dorë e djathtë për ekipin. 

Sido që të jetë sporti e ka kështu, sidomos sporti femëror, në momentin kur lojtarja e arrin kulmin e karrierës vjen një moment kur familja është prioritet dhe jeta i kushtohet familjes. 

Ne Drenushës i falënderohemi tej mase për të gjitha atë punë dhe sakrificë që e ka dhënë për klubin ton. Respekt të veçantë posaçërisht nga unë dhe nga i tërë ekipi”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat