A po tërhiqet Bahri Gjinovci nga Prishtina F dhe a është kandidat për kryetar?

Volejboll

A po tërhiqet Bahri Gjinovci nga Prishtina F dhe a është kandidat për kryetar?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
A po tërhiqet Bahri Gjinovci nga Prishtina F dhe a është kandidat për kryetar?

Klubi i volejbollit Prishtina F mund të mbetet pa kryetrajner në vitin e ri përkatësisht 2021! Bahri Gjinovci është shumë afër që të tërhiqet nga ky klub. 

Burimet e afërta me Gjinovcin, thonë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ai mund të tërhiqet për një arsye nga pozita e kryetrajnerit të KV Prishtina, me të cilën përfunduan në pozitën e katërt me 18 pikë gjatë vjeshtës!  

“Bahri Gjinovci pritet të kandidojë për kryetar të Federatës së Volejbollit të Kosovës. nëse ai zgjidhet kryetar jep dorëheqje nga kryetrajneri”, tha një burim që nuk do t’i përmendet emri. 

Ndërsa tentuam që të marrim edhe një prononcim nga Gjinovci por është i pamundur kontakti me të. 
Në anën tjetër, raportohet se shumë ekipe e mirëpresin kandidimin e Gjinovcit.

“Ka plot ekipe që e duan Gjinovcin në krye”, tha burimi i afër me Gjinovcin. 

Jo vetëm Gjinovci, por edhe Gazmend Hoxha i KV Lubotenit nga Ferizaj, pritet që të kandidojë për kryetar të FVK-së. 

Ndërkaq, kryetari i tashëm Abedin Ibrahimi, raportohet se nuk do të kandidojë për shkak të disa projekteve që ka në jetën e tij. Në fakt, ka pothuajse një vit që gazeta “Bota sot” e ka paralajmëruar se Gjinovci do të kandidojë për kryetar dhe duket se kjo do të jetë edhe realitet sipas zhvillimeve të fundit.

Ndërkaq, Prishtina F do të mbetet në një pozicion pak më të vështirë për kryetrajner, që sigurisht do ta tensionojë presidenten dhe drejtorin e klubit, për faktin se duhet të lodhen për të gjetur një trajner të ri!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat