KV M-Technologie fuqi edhe të U-16

Volejboll

KV M-Technologie fuqi edhe të U-16

Nga: Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 20:35
KV M-Technologie fuqi edhe të U-16

Vashat e M-Technologie nga Prishtina, tregojnë paraqitje të mira në Kampionatin e Kosovës në volejboll, për grup-moshat e reja.

“Ne garat e mbajtura sot ne Prishtinë për grup-moshat U-16 klubi ynë në grupin e Prishtinës ishte me i suksesshmi duke arritur të fitoj 4 ndeshjet . 

Edhe pse me moshë shumë më të re sesa kërkohej për pjesëmarrje në gara me U-16 klubi ynë arriti që të jetë i pari në grup pa pësuar asnjë humbje.

Image

Edhe njëherë po dëshmojmë se në klubin tonë rëndësi të veçantë po ju kushtohet punës me gjeneratat e reja në të gjitha kategoritë.

Meritë e veçantë i takon trajnerit të grup-moshave z. Shpend Qamilit si dhe vajzave të ekipit të cilat po tregojnë edhe një herë vlerat e tyre”, shkruan në faqen e KV M-Technologie.

Rezultatet

M Technologie-Prishtina e Re : 2:0
M Technologie-Prishtina F.       2:0
M Technologie-Prishtina Vollej 2:0
M Technologie-Prishtina Elite 2:1

Tabela 
1. M-Technologie 
2. Prishtina Elite 
3. Shkolla e volejb. Prishtina Voley
4. Prishtina e Re 
5. Prishtina F.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat