Ferizaj -i pari në grupin e Jugut për U-16

Volejboll

Ferizaj -i pari në grupin e Jugut për U-16

Nga: K.G. Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:15
Ferizaj – i pari në grupin e Jugut për U-16

Volejbollistet e reja të Ferizajt dominuan në grupin e Jugut të Kampionatit të Kosovës, duke shënuar të gjitha fitore.
KV Ferizaj zuri vendin parë për grup-moshat U-16. 

Edhe një herë po dëshmohet se në klubin e Ferizajt po punohet me gjenerata të reja, sidomos nga trajneri Gazmend Vranovci dhe trajnerja Eliza Shala.

“Dy vite radhazi kampion të Kosovës në grup-mosha U-14, nënkampion U-18, vitin e kaluar po ashtu me grup-moshat U-14 e kemi kaluar grupin, mirëpo pasi ishte kohë pandemie ato gara u anuluan.

Sot edhe një herë e dëshmuam që ekipi ynë po punon me talente të reja.

Puna e pandalshme me këto vajza edhe një herë po shpërblehet.
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për këto suksese të arrihen nga ekipi ynë”, tha Arta Ramadani, trajnere e Ferizajt të senioret. 

Rezultatet 
KV Ferizaj - Ulpiana 2:1
Ferizaj - Kaçaniku 2:0
Ferizaj - Kastrioti 2:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat