Abedin Ibrahimi - fitues i vitit

Volejboll

Abedin Ibrahimi - fitues i vitit

Nga: K.Goca Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:47
Abedin Ibrahimi - fitues i vitit

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, është fitues i vitit.

E para, ai organizoi play-off-in në pandemi në formë të garave me nga 4 ekipe të femrat dhe të meshkujt, gjithsej 6 ndeshje për secilën ekip, plus ndeshjet finale, shkuan në 8 ndeshje, gjithsej 34 ndeshje u zhvilluan në play-off dhe 90 për qind u transmentuan edhe në televizione. 

E dyta, ai me Bordin e FVK-së, rrëzuan vendimin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të KAS-it pranë Komitetit Olimpik të Kosovës, duke mos e kthyer Lubotenin e Ferizajt në elitë!

E treta, është federata që ka më së shumti klube të femrave, gjithsej 30 (10 në Superligë, 10 në ligën e parë, grupi lindjes dhe 10 në grupin e perëndimit. Ibrahimi, është shembulli më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat