KV M-Technologie dhe Naser Krasniqi, më të mirët për vitin 2020

Volejboll

KV M-Technologie dhe Naser Krasniqi, më të mirët për vitin 2020

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:56
KV M-Technologie dhe Naser Krasniqi, më të mirët për vitin 2020

Klubi i volejbollit M-Technologie nga Prishtina, është ekipi më i mirë për vitin 2019-2020.

Kryetrajneri Naser Krasniqi, ka ndërtuar një ekip mjaft të mirë dhe që dha edhe rezultate, duke u stolis me titullin e kampionit dhe janë edhe nënkampion vjeshtor të Superligës, po ashtu ishin edhe finalist të Kupës. 

Pse M-Technologie është ekipi më i mirë se Drita për edicionin 2019-2020?

Drita është fitues i Kupës së Kosovës, por nuk ka rezultat në Kupën e Evropës, në dy ndeshje pësoi dy humbje dhe u eliminua.

Mossuksesi i Dritës në Kupën e Evropës, i jep përparësi M-Technologie që të jetë klubi më i mirë për vitin 2019-2020, pa asnjë dilemë. 
M-Technologhie është klubi më i organizuar në vend së bashku me Dritën dhe dy skuadra që do të luftojnë fyt për fyti për titullin e kampionit.  

Naser Krasniqi është trajneri më i mirë për vitin 2019-2020, për faktin se ka fituar titullin e kampionit dhe ishte edhe finalist i Kupës po ashtu edhe nënkampion vjeshtor me M-Technologie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat