Ademi apo njeriu që e njeh me rrënjë volejbollin: Prishtina F është klubi më i vjetër në kryeqytet

Volejboll

Ademi apo njeriu që e njeh me rrënjë volejbollin: Prishtina F është klubi më i vjetër në kryeqytet

Nga: K.Goca Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:36
Ademi apo njeriu që e njeh me rrënjë volejbollin: Prishtina F është klubi më i vjetër në kryeqytet

Fejzullah Ademi është njeriu që e njeh me rrënjë volejbollin, njeriu që dha shumë për sportin skofiar, që besa në vitet e 90-ta ka qenë kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke sakrifikuar gjithçka për këtë sport, po ashtu edhe pas luftës.

Ademi është njohësi më i mirë i rrethanave të këtij sporti dhe para një kohe e hoqi dilemën, se cili është klubi më i vjetër në kryeqytet: Prishtina F apo M Technologie.

“Po, klubi më i vjetër i volejbollit në konkurrencën e femrave në Prishtinë është Prishtina. M-Teknologji është formuar, i formuar dhe regjistruar në këtë edicion, ndërsa ekipi i Prishtinës është themeluar me 1975, kurse në konkurrencën e meshkujve në 1958”, kishte thënë Ademi me 5 nëntor të vitit 2019.  

Prishtina F është klubi më i vjetër në kryeqytet. Ademi gjithmonë e thotë të vërtetën dhe nuk lejon gënjeshtra të pakripura sa i takon sportit të volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat