Drita favoritja kryesore për titullin e kampionit! Ilazi ka formulën

Volejboll

Drita favoritja kryesore për titullin e kampionit! Ilazi ka formulën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:11
Drita favoritja kryesore për titullin e kampionit! Ilazi ka formulën

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani (femrat), është klubi më i organizuar në vend, me një trajner të vyeshëm e shumë korrekt dhe i matur si gjithmonë në deklarata, ka formulën për të fituar edhe titullin e kampionit. 

Pas trofeut të Kupës, Drita kërkon ta rikthejë edhe titullin e kampionit. 

Në fakt, sipas disa njohësve, që nuk duan të dalin me emra por mbeten anonim, thonë se Drita i ka të gjitha parakushtet, sepse ka një ekip jashtëzakonisht të mirë, po ashtu po investon dhe ka gjasa që të përforcohet edhe për pjesën e dytë të kampionatit, që do të jenë një super ekip. 

E vetmja ekip që pati guximin që të marrë pjesë në garat evropiane në konkurrencën e femrave, duke e shpëtuar me fytyrë volejbollin tonë, pavarësisht që u eliminuan por nuk e lanë e shtetin e Kosovës pa asnjë përfaqësues në Evropë.

Kjo është edhe pasqyra e një klubit të organizuar dhe që lufton me mish e më shpirt që të rritet në çdo aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat