Lojtarja më e mirë në trojet shqiptare, rikthehet të Drita, frikëson kundërshtaret

Volejboll

Lojtarja më e mirë në trojet shqiptare, rikthehet të Drita, frikëson kundërshtaret

Nga: K.G. Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:15
Lojtarja më e mirë në trojet shqiptare, rikthehet të Drita, frikëson kundërshtaret

Drita nga Gjilani, kampione vjeshtore, përforcohet me volejbollisten më të mirë në trojet shqiptare, Arjola Prenga, reprezentuesen e Shqipërisë.

Arjola është lojtare e përsosur, vet prania e saj në fushë, është një siguri për komplet ekipin. 

Ajo sërish rikthehet në radhët e Dritës, lajmin e konfirmon trajneri i Dritës, Lorik Ilazi. 

Image

Pas Esmeralda Bllokut, edhe Arjola në petkun e Dritës. Ndryshe dy motra në një klub, Arjola dhe Adelajda. 
Sa për dijeni, Arjola vjen nga një familje sportistesh sepse edhe motra e saj e madhe, Amarilda, ka qenë ish volejbollistet e shquar. 

Image

Lorik Ilazi dhe Arjola Prenga

“Rikthehet Ola dhe  i bashkangjiten ekipit tonë prapë.

Arjola Prenga lojtarja e cila nuk e njeh as edhe humbje me ekipin tonë... Ola që sa herë luajti për Dritën aty ishin vetëm fitoret e rreshtuara, Ola e cila ktheu titullin e parë të pasluftës në ekipin tonë. 

Rikthehet për të ndihmuar ekipin drejt të vetmit qëllim: Fitimin e të gjitha trofeve.

Image

Arjola Prenga njihet tek të gjithë shikuesit evropianë të volejbollit si kapitenja e Kombëtares Shqiptare në kohën pikërisht vitin 2018 kur Shqipëria arriti rezultatet më të mira në dekadën e fundit duke arritur vendin e 3-të në CEV Silver League dhe atë Ola ishte zgjedhur edhe lojtarja më e mirë nga CEV për pozitën e vet.

Karriera Olës është shumë e pasur ku luajti në shumë vende të Evropës si dhe në SHBA.
Ajo çka duhet veçuar është që gjithmonë kur është në pyetje ekipi Dritës Ola nuk mendon shumë dhe pa hezituar thotë “PO”... Faleminderit OLAAAAA. 

Arjola Prenga - Arjola Prenga - krenari shqiptare:  Fillojë karrierën në ekipin e Dinamos së famshme të Tiranës duke vazhduar në shumë ekipe të Shqipërisë dhe thuaj se ku gjendej Ola aty në atë ekip ishte titulli. Vendet nëpër botë ku ka luajtur:

2009 SHBA, Kent State University 
2010 Spanjë, Las Palmas
2011 Francë, T.F.O.C
2013 Norvegji, Stod Volley
2016 Turqi,  PolisGucu. 
Faleminderit President Kupi Shabani...”, njofton në faqen e kampiones vjeshtore, Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat