Hajdaraj: Kampionati, Kupa e Kosovës dhe kupa e FVK-së, do të jenë përsëri në Ferizaj

Volejboll

Hajdaraj: Kampionati, Kupa e Kosovës dhe kupa e FVK-së, do të jenë përsëri në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:48
Hajdaraj: Kampionati, Kupa e Kosovës dhe kupa e FVK-së, do të jenë përsëri në Ferizaj

Me kërshëri pritet pjesa e dytë e kampionatit në elitën e volejbollit të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve!

Ferizaj është kampion vjeshtor me 21 pikë, duke lënë pas Dritën nga Gjilani me 18 pikë, Therandën 16, Pejën 15 pikë etj. 

Ferizaj është prej skuadrave më të organizuar në vendin tonë, ka fond cilësorë të lojtarëve dhe luftojnë një për të gjithë dhe të gjithë për një. 

Image

Hajdaraj në veprim

Volejbollisti me përvojë i Ferizajt, Bardhyl Hajdaraj, tha se kanë ekipin më të mirë apo ajkën e lojtarëve më të mirë, sipas tij, të gjitha trofetë sërish do të jenë në këtë qytet. 

Ai flet për kohën e pandemisë dhe a e ndjejnë presionin nga skuadrat siç janë Drita, Theranda dhe Peja. 
 
“Bota sot”: Ferizaj është lider, si e sheh në pjesën e dytë të kampionatit?
Bardhyl Hajdaraj:
Ferizaj dihet që e ka filluar vitin si kampion dhe prapë është lider në pjesën e parë të kampionatit. Kështu do të jetë edhe në vazhdim të kampionatit edhe deri në përfundim.

Image

Kur është në formë Hajdaraj, vështirë ndalet

“Bota sot”:  Pandemia vazhdon, po sjell shqetësime edhe te volejbollistët?
Bardhyl Hajdaraj:
 Pandemia po sjell probleme dhe shqetësime globale në sport e jo vetëm tek ne në volejboll. Edhe ashtu kanë qenë punë keq në sportin e Kosovës edhe ka lënë dhe po lënë dëme të mëdha. 

Sa i përket klubit tonë nuk ka reflektime që do të ketë probleme të mëdha por që deri në këto momente gjithçka ka shkuar sipas kontratave, u luajt e nuk luajt korrektësia ka qenë maksimale dhe profesionalizmi gjithashtu.

“Bota sot”: Ferizaj është kampion dhe fitues i Kupës, a shpresoni se do t'i mbroni këto trofe?

Bardhyl Hajdaraj: Synimi jonë është që t’i fitojmë të gjitha trofetë e mundshëm. 

Klubi është përforcuar me një lojtar brazilian që e njeh kampionatin tonë edhe që mund t’i ndryshoj gjërat i vetëm e kur i shtohet fakti që ka ardh në klub kampion, që di ti ndryshoj gjërat edhe vetëm atëherë pritet nëe kampionat me përfundim jo enigmatik edhe që s’ka nevoje me u prit deri në momentet e fundit. Kampionati, Kupa dhe kupa e FVK-së, do të jenë përsëri në Ferizaj

“Bota sot”: A jeni në presion të Dritës dhe Therandës, apo ku janë nuancat që iu veçojnë nga këta rivalë?
Bardhyl Hajdaraj:
Nuk ka nevojë për presion sepse presioni ndihet gjithmonë kur shikohesh nga prapa. Skuadra për t’u mundur jemi ne edhe ato që do të tentojnë ta bëjnë këtë janë Theranda, Peja dhe Drita.

Cilësia dihet që bashkë me eksperiencën qëndron tek ne edhe ajka e volejbollistëve të Kosovës luan në Ferizaj. Komplet kombëtarja luan këtu.

“Bota sot”:  Çfarë premton Bardhyl Hajdaraj?
Bardyhl Hajdaraj:
Unë premtoj si çdo vit përkushtim maksimal, lidership etj. për tituj të tjerë kolektiv dhe personal dhe që do të jemi fjala kryesore edhe e këtij viti në të gjitha ndeshjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat